Kosovë

Palmer: SHBA dhe BE po punojnë bashkë për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ka thënë se ata bashkë me Bashkimin Evropian janë duke punuar për së afërmi rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se është i tepruar deklarimi se këto dy fuqi janë duke bërë garë në këtë proces.

“Ne punojmë krah për krah. Tanimë ka një dinamikë më të madhe. Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një ripërtëritje për rajonin dhe një hap i madh para”, ka thënë Palmer gjatë një takimi online.

“Ende ka shumë punë për t’u bërë, duke nisur nga ajo se ku janë ata tash dhe ku duan të jenë”.

Palmer është shprehur se elita politike në Kosovë duhet të bashkohet rreth procesit të dialogut.

Ai ka thënë se SHBA i jep përkrahje të plotë të Dërguarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.