Showbiz

Pakon e rimëkëmbjes ekonomike e kemi prioritet, thotë Hoti

Pas situatës ekonomike të krijuar nga Pandemia,

Pas situatës ekonomike të krijuar nga Pandemia, Kosova pritet të ketë probleme të mëdha ekonomike, prandaj Qeveria e ka prioritet një pako të rimëkëmbjes, ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti premtimin e tij e ka dhënë në një bashkëbisedim me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe me ata të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ai para tyre ka paraqitur në mënyrë të detajuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

“Kjo pako është prioritet, prandaj edhe e kemi bërë plan të punës të Qeverisë së Kosovës”, deklaroi kryeministri./Insjaderi.com