Maqedoni

Pajisje dhe materie të rrezikshme largohen nga Maqedonia e Veriut

Sasia e madhe e pajisjeve të rrezikshme dhe eksplozive të locuara mes vendbanimeve Novo Sellë dhe Vollkovë, të Shkupit, që për disa vite paraqiste një nga vatrat më ndotëse dhe më të rrezikshme për mjedisin jetësor, sigurinë edhe për shëndetin e qytetarëve, janë mënjanuar nga territori i shtetit tonë.

Siç kumtoi sot Sektori qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, për mënjanimin e disa tonëve naftë raketore të vjetruar për raketa që shpërndajnë retë dhe material tjetër shpërthyes, pronë e ish kompanisë SHA “Teas Temko”, të cilët me vite qëndronin në deponi në vendbanime, fillimisht janë kërkuar 850.000 euro.

“Por, në vend të shpenzimit për qytetarët e vendit tonë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi procedurë për menaxhim dhe transportim të materieve të rrezikshme, pa asnjë denarë kompensim për kompaninë të cilën e zbatoi procedurën”, qëndron në kumtesë.

Procedurën për thirrje dhe zgjedhje të ofertës për këtë aksion, theksohet, e ka zbatuar Sekretariati i Përgjithshëm, duke vepruar sipas përfundimit të Qeverisë të sjellë në seancën e 118-të qeveritare, me çka ishte pranuar oferta e kompanisë “Trajal” nga Serbia.

Në planifikimin e zbatimit të kësaj procedure, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënvizohet në kumtesë, fillimisht udhëhiqej nga kujdesi për shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Loading…