Opinione

Pacolli do ta furnizojë Kosovën me vaksinën Covid 19 ?!

Nuk është larg koha kur Pacolli derisa nuk isht

Nuk është larg koha kur Pacolli derisa nuk ishte pjesë e qeverisë aludonte se këtë datë, vjen njohja e Kosovës nga ky shtet.

Me këto veprime Pacolli dilte mbi organet e Kosovës dhe figurativisht thoshte : unë jam ai që Kosovës ia sjell njohjet.

Po çka ndodhi kur Pacolli u bë Ministër i Punëve të Jashtme ? Racisti Daçiq çdo javë lajmërohej në stilin e tij se ky shtet, këtë datë do ta tërheq njohjen mbi Kosovën.

Shtrohet pyetja, ku ishte zotëri Pacolli? Gjatë kohës së tij si Ministër i Punëve të Jashtme, u patën harruan njohjet për Kosovën, kurse ai nuk dëgjohej të ishte gjallë.

Kosova po ashtu sot e asaj dite nuk arriti që dë bëhet pjesë e Interpolit edhe pse premtimi edhe nga zoti Pacolli ishte i lartë.

Sot kur e tërë EU ballafaqohet me mungesë të vaksinës dhe vala e tretë e pandemis po e paralizon EU dhe botën, Pacolli del sërish në skenë nga prapavija dhe premton se, Kosovën mund ta furnizoi me miliona doza të vaksinës.

Po të ishte në pushtet z. Pacolli jemi të sigurtë se nuk do t´i dëgjohej zëri, kurse si opozitë dhe nga prapavija don të tregoi se po të isha unë në pozitën të cilën nuk e kam, këtë dhe atë do ta bëja për Kosovën.

Apo ndoshta zoti Pacolli ka informacione se vaksinën Astra Zeneka të cilën ai po e propozon, shumë shtete e kanë refuzuar ta përdorin shkaku i veprimeve anësore, apo pikësimit të gjakut.

Por edhe një numër shtetesh e përdorin vetëm për moshat mbi 60 vjeçe, çka don të thot se prodhimi i saj, nga tregjet do të ishte më i lehtë të sigurohej.

Në anën tjetër që nga maji por sidomos nga qershoir vendet e EU dhe Gjermania po proklamojnë se do të furnizohen me të madhe me vaksina dhe secili person do të ketë mundësinë që të vaksinohet edhe në ordinancat mjekësore, pa pasur nevojë të pres sepse vaksina do të ketë për çdo kend.

Të gjitha këto informacione dhe indikacione mund të ndikojnë te zoti Pacolli që të mundohet të marr rol aktiv në sigurimin e vaksinës, po sidomos atij më tepër mund t´i interesoj imazhi politik, që tia gatuaj veti postin e ardhshëm qeveritar.

Organet shtetërore të Kosovës dhe po ashtu edhe vendet e tjera të cilat e kanë refuzuar vaksinën ruse dhe kineze, do të kenë mundësi që nga maji e sidomos nga qershori të furnizohen shumë më mirë me vaksina.

Tash Kosova e ka edhe mundësinë tjetër, zoti Pacolli u deklarua i gatshëm ta furnizoi Kosovën me miliona doza të vaksinës ?!

Pse zoti Pacolli nuk u lajmëronte në fillim të shfaqjes së pandemisë që t´i siguronte Kosovës vaksinat, apo të investonte në hulumtimin e saj dhe pastaj ta ndërtonte bazën e saj për t´u prodhuar në Kosovë, këtë e din më së miri vetë zoti Pacolli.

Sot është shumë më lehtë të flitet, kur hovi i prodhimit të vaksinave kundër Covid 19, ka filluar ta arrij kulminacionin.