Showbiz

Pa lindur ende, mami Orinda e realizoi setin e parë fotografik me gocën e saj

Orinda Huta është në fund të shtatzënisë dhe sh

Orinda Huta është në fund të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Ndryshe nga një pjesë e madhe e vajzave të showbizit, Orinda e ka kaluar këtë periudhë në qetësi të plotë, pa festa madhështore apo organizime për zbulimin e gjinisë.



Megjithatë ajo ka vendosur t’i bëjë vetes dhe vogëlushes, që ka ende në bark, një dhuratë shukmë të vlefshme edhe për të ardhmen. Orinda ka treguar se ditën e sotme ka realizuar një set fotografik, ku dallohet barku i saj i rrumbullakosur. Ajo ka zgjedhur që këtë set ta realizojë me fotografin e njohur shqiptar, Ergys Zhabjaku.

“Eva Dibra që më mbushi mendjen për një set me gocën.. Unë nuk i kam pas me qejf as gender reveal, as foto, as baby shower, por besoj që këtë set do e vlerësoj më shumë pas disa kohësh”, shkruan Orinda përkrah një videoje të realizuar gjatë setit fotografik.

Teksa ajo është ende në pritje të së voglës, Turjani po përgatitet që të bëjë një familje të madhe me Orindën. Para disa ditësh ai publikoi në Instagram një foto të partneres dhe me lezet i kërkoi që të bëjnë së bashku një skuadër basketbolli me fëmijë.

“Nese ky eshte rezultati, une them ta bejme nje skuader basketbolli @orindahuta !”- shkroi Turi në postim.