Showbiz

OVL e UÇK i përgjigjet kërkeses së Veselit për anulimin e protestës

Ka ardhur reagimi i kryetarit të OVL UÇK-së, Hy

Ka ardhur reagimi i kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati në lidhje me kërkeen e Kadri Veselit për anulimin e protestës kundër Gjykatës Speciale

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që të anulohet protesta e planifikuar për 9 korrik kundër Gjykatës Speciale e organizuar nga organizatatat e dalura nga lufta për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit.

Në një postim, Ngucati ka thënë se Organizatat e Veteranëve të Luftës veprojnë në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj. /Insajderi.com/

Postimi i plotë i tij:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!.