tjera

Osmani tregon se a ka diskutuar me Vetëvendosjen rreth mocionit për rrëzimin e qeverisë Hoti

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka folur rreth mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Osmani tha se deri më tani nuk ka diskutuar me Vetëvendosjen dhe nuk e ka parë tekstin e mocionit, por theksoi se “kjo qeveri nuk e ka gjatë”.

“Qëndrimet e mija politike në raport me këtë qeveri i kam bërë publike. Deri tani nuk kam diskutuar me Vetëvendosjen dhe të ju them sinqerisht nuk e kam parë as tekstin e mocionit. Ato çfarë i kanë thënë Lëvizja Vetëvendosje PDK-së e PDK-ja Vetëvendosjes nuk më takon mua t’i komentojë. Nuk e di kur do të vijë mocioni, por një gjë e di sigurt, se një qeveri që nuk shprehë gatishmëri të bashkëpunojë me të tjerët dhe i ka vetë 60 deputetë nuk e ka gjatë kurrë. Këtë e di sigurt”, ka thënë Osmani në Ktv.

Ajo shtoi se mosrrëzimi në kohë të pandemisë vlen si argument për një qeveri të mirë e legjitime, nuk vlen për një qeveri jo të mirë e jo legjitime.