Lajme

Osmani i premton ndihmë bizneseve të prekura nga pandemia në Banjë të Pejës

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, është takuar me qytetarë në Banjën e Pejës, pas aktiviteteve që zhvilloi në kryeqytet.

Ajo atje premtoi përkrahje për bizneset që u dëmtuan nga goditja e pandemisë.

Nëna e binjakeve mori edhe një buqetë lulesh nga fëmijët trinjakë.

Osmani sot gjatë ditës bashkë me partnerin e saj të koalicionit Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e tij të vdekjes.