Lajme

OSBE-ja del me deklaratë: Për këto arsye misioni s’mund të organizojë mbledhjen e votave për referendum

Misioni i OSBE-së përmes në njoftimi për media të lëshuar sot kanë bërë të ditur se në rrethanat aktuale përfshirë edhe pandeminë, është e pamundur që misioni të merret me grumbullimin e votave për referendumin e Serbisë.

Këtë e kanë thënë duke argumentuar se për t’u marrë me grumbullimin e votave duhet pajtimi i të gjitha palëve, dhe thonë se në mungesë të kësaj, misioni nuk mund të realizoj një operacion të tillë.

Një qëndrim të tillë OSBE-ja thotë se ia ka bërë të qartë të gjitha palëve.