Maqedoni

“Organizatorët e 27 Prillit”, dëshmoi ish kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdoi gjykimi për organizatorët e zhvillimeve të 27 Prillit të vitit 2014. I pari dëshmoi Petre Latinovski, i cili tha se në periudhën 2016-2017 derisa ishte kryetar i Komunës së Butelit, asnjëherë nuk është diskutuar për protestat e “Për një Maqedoni të Përbashkët”.

Latinovski kategorikisht mohoi se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovski për protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”, dhe se në rast se gjendet veç edhe një dëshmi. Do të dëshironte që edhe ai të jetë në anën tjetër të sallës gjyqësore.

The post “Organizatorët e 27 Prillit”, dëshmoi ish kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski appeared first on Alsat.