Lajme

Organizatat e luftës dalin në protestë ndaj Gazmend Muhaxherit, i quajti partizanë

“Nga koha e Ethem Çekut kur kanë hy partizanët e dytë…”- shprehje kjo e kryetarit Gazmend Muhaxheri gjatë një debati televiziv, e cila është pranuar si fyrje për Organizatën e Veteranëve të Luftës(OVL UÇK) në Pejë, ka bërë që këta të fundit të reagojnë, përmes një proteste.

Sipas organizatorëve kjo nuk është hera e parë që kryetari Muhaxheri ka bërë që ushtarët e lirisë të etiketohen nga ai, duke kërkuar nga ana e tij, që të kërkojë falje për këto fjalë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ata me parulla në duar kanë protestuar para objektit të komunës, duke kundërshtuar këtë gjuhë të Muhaxherit.