Opinione

Opozitës në raport me pozitën i ka humbur rruga në oborr

Opozitarët duhet ta dinë se nuk luftohet pozita

Opozitarët duhet ta dinë se nuk luftohet pozita me konferenca për shtyp orë e çast.

Pozita, kritikohet dhe i kundërvehej me Programe për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Para se gjithash kundërshtarët e qeverisë Kurti, të cilët aq gjatë e kanë qeverisur vendin dhe janë përgjegjës për shumë të këqija të cilat i kanë ndodhur vendit gjatë qeverisjës tyre, duhet t’iu kërkojnë ndjesë qytetarëve, në mënyrë që qytetarët sado pakë t’i kenë parasysh, se mund të përmirësohen për t’u përgaditur për zgjedhjet e ardhshme pas 4 (katër) vitësh.

Qeveria Kurti, në dallim nga qeveritë e mëparshme e ka një përparësi, të cilën as që kanë mund ta ëndrronin qeveritë e mëparshme.

Qytetarët kanë filluar ta kuptojnë gjendjen financiare të Qeverisë Kurti, si pasojë e pandemisë, prandaj edhe nëse nuk do të jetë në gjendje për t’i përmbushur disa premtime qytetarët do ta kenë parasysh.

Më se shumti qytetarët janë të kënaqur me mënyrën e qeverisjës së Qeverisë Kurti, veqanërisht luftimin e korrupsionit, krimit ekonomik të orgonizuar, nepotizmit, konfiskimin e pasurive të pa justifikueshme.

Qytetarët gjithashtu shpresojnë se, Qeveria aktuale Kurti, do të bëjë edhe çkapjen e shtetit, dukurinë më të shëmtuar në vend, e cila paraqet burimin e të gjithave fenomeneve negative në Kosovë në përiudhën e pas luftës.

Çdo Qeveri e rrëzon vetvetja, kjo mund t’i ndodhë edhe qeverisë Kurti, por në dallim nga disa qeveri tjera që rrëzoheshin pas pak muajsh qeverisje të vendit, Qeveria Kurti, kësaj radhe mund të bije pas 4 (katër) vitësh qeverisje të vendit, në qoftëse qytetarët do të jenë të kënaqur me qeverisjen Kurti, po dyshim se do t’ia besojnë edhe afatin e dytë 4 (katër) vjeqar për ta qeverisur vendin.