Lajme

Opozita mblidhet për Ref.Zgjedhore, Bylykbashi: Jo blerjes së votave

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar, për Reformën Zgjedhore. Jashtë selisë blu, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se opozita ka propozime konkrete sa i përket procesit të votimeve, ndërsa shtoi se prioritet janë lufta ndaj shit-blerjes dhe manipulimit të votave.

Bylykbashi theksoi se vjedhja e votave duhet të marrë fund, ndërsa i pyetur për Reformën Zgjedhore, ai u shpreh se opozita vijon t’i qëndrojë propozimit me pesë pika.

“Votimi dhe Numërimi elektronik një nga prioritet më të rëndësishme. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit. Një nga zgjidhjet që do të na ndihmojë të luftojmë manipulimin që bëhet në qendrat e votimit, do bëjë të mundur heqjen e duarve të komisionarëve që me urdhër politik nga maxhoranca vjedhin vota. Kemi disa propozime. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme, por janë ende në diskutim

Për Reformës Zgjedhore, propozimi ynë është i qartë në tryezë me planin 5 pikësh, mazxhoranca ka vazhduar me zgjidhjen e saj. Ju e keni parë që maxhoranca nuk dëgjon nga ai vesh. Për këtë arsye ne nuk mund të qëndrojmë”, tha Bylykbashi.


Etiketa: ,