Opinione

Opinion me shkas 

Në mbledhjen e komisionit për buxhet, punë dhe

Në mbledhjen e komisionit për buxhet, punë dhe transfere të komisionit Parlamentar Drejtori i përgjithshëm i RTK-së pa asnjë turp dhe përgjegjësi për gjendjen në RTK në mënyrë arrogante u përgjigje në pyetjet e deputeteve për gjendjen në RTK.

 Ky paradoks i kohës në këtë medium publikë i cili financohet nga taksat e qytetareve të Kosovës i ka tejkaluar të gjitha normat racionale në punën dhe veprimtarin e tije. RTK-ja vite me radhë është shndërruar në [byro] të punësimit në të cilën janë rehatuar militantët e partive politike të cilët ishin në pushtet. RTK-ja është udhëhequr vazhdimisht nga njerëzit e afërm të partisë në pushtet të cilët këtë medium e kanë shndërruar në servis të politikës e cila vazhdimisht ka diktuar edhe me politikën programore dhe editoriale.

Gjendja në këtë medium nuk donë shumë koment nepotizmi ka arritur kulminacionin. Këtë gjendje e ka alarmuar edhe Sindikata e punëtoreve të Radio Televizionit e cila i ka vu në spikamë dobësitë të metat dhe keqpërdorimet e ndryshme deri tek keqpërdorimi i parasë publike. Mjerisht ky medium ka qenë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të disa klaneve tjera të individëve apo liderëve të disa partive të vogla.

Vet fakti se janë punësuar mbi 700 persona shumica prej të cilëve nuk kanë sistematizim të vendeve të punës dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me profesionin gazetaresk apo profesionalë të nevojave të RTK-së. Ka disa vite që Sindikata e Pavarur e këtij mediumi ka sinjalizua për dukuritë e ndryshme negative të cilat janë bërë nga stafi udhëheqës i përkrahur nga bordet të cilat ishin të emëruara nga politika. Po përmendim se disa here Deputetet me emra dhe mbiemra në Parlamentin e Kosovës kërkuan që në këtë medium të bëhet auditim i pavarur, në mënyrë që të zbulohen të gjitha shkeljet dhe anomalitë e ndodhura të menaxhimit të RTK-së.

Të punësohen nga 2-3 anëtar të një familje në një medium publikë në këtë kohë të krizës ekonomike dhe të pa punësisë përmes kontratës në vepër nuk është asgjë tjetër përpos shkelje flagrante e ligjit dhe normave juridike në Radio televizionin publikë të Kosovës dhe ligjit te punës. Këtu morali dhe përgjegjësia janë shkëput nga misioni të cilin duhet ta ketë mediumi publikë në shërbime të qytetareve të Kosovës.

Arroganca e Drejtorit të Përgjithshëm  Ngadhnjim Kastrati para komisionit Parlamentar duke thënë.. “se unë jam drejtor i përgjithshëm i RTK-së dhe unë vendosi këndë ta pranojë në punë”, tregon më së miri mendësinë dhe kulturën larg kërkesës dhe nevojës që duhej ta kishte një udhëheqje e cila menaxhon mediumin publikë dhe financohet nga paraja e qytetareve. Mendoj se janë konsumuar pritjet, është koha që sa më parë Parlamenti i Kosovës të formojë komision Parlamentar nga ekspertët e fushave të caktuara për të hetuar dhe audituar të gjitha keqpërdorimet dhe anomalitë e ndodhura në këtë medium publikë, i cili më së pakti i shërben kërkesave të qytetareve dhe taksa paguesve të Kosovës.