Kronika e Zezë

Operacioni policor në rajonin e Prishtinës, një i arrestuar

Sonte, në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka ndërmarr një operacion në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi.

Operacionin e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes së datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.