Lajme

“Open Balkan”: Nënshkruhen disa marrëveshje të reja rajonale

Janë nënshkruar disa marrëveshje në mes të Shqi

Janë nënshkruar disa marrëveshje në mes të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nismës rajonale “Open Balkan”.

Udhëheqësit e tri vendeve firmosën këtë të martë marrëveshjen për qasjen e lirë në tregun e punës dhe marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Më pas, ministrat përkatës të tre vendeve nënshkruan marrëveshjet me njëri-tjetrin. Përkatësisht ishin Ministrat e Bujqësisë për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Ministrat e Ekonomisë së Serbisë dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – sigurim dhe siguri (AEOS).

Kjo e fundit do të nënshkruhet edhe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë./Insajderi.com