Showbiz

Olti Curri habit me deklaratën: Rozana Radi është e sëmurë nga mendja, Ilda është shumë nevrike

Opinionisti Olti Curri, pjesë e jurisë së rubri

Opinionisti Olti Curri, pjesë e jurisë së rubrikës “Maskat”, në “E Diell”, ku personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur, ka dështuar në gjetjen e një personazhi. Si rrjedhojë, opinionisti është përballur dhe me një dënim.





Curri është vënë përballë moderatores Ilda Bejleri dhe kantautores Rozana Radi dhe i është dashur që t’u thotë publikisht të “metat” e tyre.

“Ilda Bejleri është shumë nevrike dhe jemi zënë gjithmonë për njerëz të tjerë, jo më larg se dje u pajtuam pasi kishim disa ditë pa folur. Është një nga vajzat që është shumë e bukur live, nuk është se të zhgënjen nga ajo që shfaqet në ekran.

Rozana Radi është njësoj si unë e sëmurë nga mendorja. Është e nxituar, edhe kur bën mirë, edhe kur bën keq. E mira e saj është që nuk i harron miqtë kurrë. Dhe i do shumë kafshët, edhe unë i dua shumë kafshët, por nuk i mbaj dot në shtëpi pasi jam alergjik ndaj tyre”, tha Olti.