Kosovë

Olluri thotë se LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK’në para datës 29 nëntor

Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK’në para datës 29 nëntor.

Ai thotë se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, e preferon PDK’në për pozitën e presidentit por që po heziton të lidhë koalicion në këtë kohë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Më datën 29 nëntor janë zgjedhjet në Podujevë dhe Mustafa frikësohet se me lidhjen e një koalicioni me PDK’në do të ketë pasoja në rezultatin e zgjedhjeve atje. Andaj ai nuk do të ngutet të lidhë koalicionin ende”, thotë ai.