Sport

Odegaard kalon ditën në qendrën stërvitore të Arsenalit

Martin Odegaard është larg vetëm çështje orësh

Martin Odegaard është larg vetëm çështje orësh që të prezantohet si lojtar i Arsenalit, njofton Insajderi.

Mesfushori suedez po e kompleton kalimin te The Gunners në formë huazimi nga Real Madridi.

Los Blancos nuk i ofruan shuam hapësirë në këtë edicion, duke detyruar lojtarin që të kërkojë një skuadër të re.

Kështu, Zinedine Zidane i plotësojë dëshiron atij dhe ai tani është shumë afër të kalojë në radhët e Arsenalit.

Sipas asaj që raporton gazetari i Football London, Charles Watts, Odegaard e ka kaluar ditën e sotme në qendrën stërvitore të skuadrës londineze.

Aty, ai është njoftuar me bashkëlojtarët e tij të rij, por edhe me mënyrën e stërvitjes së Arsenalit.

Mikel Arteta ka thënë se ai dëshiron që të kryhet sa më parë transferimi, në mënyrë që ta ketë në dispozicion për ndeshjet e mbetura në këtë sezon./Insajderi.com