Lajme

Oda e Mjekëve: Nuk e kemi paditur Arben Vitinë

Oda e Mjekëve të Kosovës ka deklaruar nuk e kan

Oda e Mjekëve të Kosovës ka deklaruar nuk e kanë paditur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë për EO e tha kryetari i kësaj Ode, Pleurat Sejdiu, duke demantuar raportimet e së martës për padi ndaj Vitisë.

Ai ka thënë se e kanë paditur ish-ministrin Armend Zemaj, në lidhje me mos-pagesën e shtesave për mbi 400 mjekë.

“Nuk është çështja që tash me mbrojt njërin ministër apo tjetrin, por e vërteta është se për muaj të tërë duke filluar prej janarit ne në vazhdimësi ju kemi drejtuar ish-ministrit Zemaj që çështja e pagesave të mjekëve që punojnë bazuar në vendimin e qeverisë të bëhet në rregull dhe të paguhen borxhet që i kanë një numër i mjekëve, pas dështimit në përgjegjës të këtyre kërkesave atëherë ky grup i mjekëve prej 400 e ka autorizuar odën që të fillojë procedurën gjyqësore për marrjen e këtyre pagesave”, ka thënë ai.

Ata thanë se do të kërkojnë këto shtesa nga Arben Vitia, për të mos hyrë në proces gjyqësor.

Paralajmëruan tërheqjen e padisë në rast se 400 mjekët do t’i kenë mjetet e tyre.

“Ne nuk kemi pasur asnjë përgjigje prej ish-ministrit dhe me ardhjen e ministrit Vitia neve ju kemi drejtuar duke kërkuar që të shikohet mundësia që këto pagesa të verifikohen dhe të bëhem ashtu siç është vendimi i qeverisë dhe që ti ikim procedurave gjyqësore, pra që ministria të mos pësojë për shkak të dëmeve që mund të sjellë kjo padi dhe ne jemi duke pritur një përgjigje dhe nëse Ministria e Shëndetësisë merr përsipër shqyrtimin e këtyre pagesave atëherë Oda e Mjekëve do të tërheq padinë dhe do të konsideron se është përmbushë kërkesa e mjekëve”. /Insajderi.com