Sport

Objektivi i Milanit, transferohet te Leicester City

Skuadra angleze e Leicester City, ka njoftuar s

Skuadra angleze e Leicester City, ka njoftuar se ka transferuar nga skuadra franceze Saint Etienne, mbrojtësin shtatlartë, Ëesley Fofana, njofton Insajderi.

Duhet thënë se gjatë tërë merkatos verore, mbrojtësi francez ishte përcjellë me interes të lartë nga drejtuesit e Milan, duke pretenduar se francezët do të ulin kërkesat për lojtarin e tyre. Mirëpo, kjo gjë nuk ndodhi dhe “dhelprat” u treguan më të vendosur për të blerë mbrojtësin 19  vjeçar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Fofana ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Leicester, me pagë vjetore 2.5 milionë euro në sezon.

Kështu transferimi i mbrojtësit francez është i mirëpritur për trajnerin Brendan Rodgers dhe ekipin e tij, që kanë filluar në mënyrë të jashtëzakonshme Premier League, me tre fitore në tre ndeshjet e para.

Për Fofana, kishte shprehur interesim edhe skuadra tjetër nga Premier League, Tottenham Hotspur që ka ofruar 40 milionë euro për lojtarin, raporton “L’Equipe”. /Insajderi.com