Maqedoni

Nxënësit marrin fjalëkalimet për mësim online, por ju mungojnë pajisjet adekuate

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm tashmë

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm tashmë kanë nisur të marrin fjalëkalimet për tu kyçur në Platformën kombëtare për mësim nga distanca. Kujdestarët e klasave që kanë për detyrë shpërndarjen e tyre thonë se po përballen me vështirësi të ndryshme sepse një numër i madh i nxënësve akoma nuk kanë paisje për të punuar me platformën në fjalë.

Ankesat më të mëdha janë se nuk posedojnë pajisje. Shumica e nxënësve, mjet për komunikim kanë telefonat dhe shumë pak, një numër i vogël i nxënësve janë të pajisur më laptop ose kompjuter. Sugjerimet dhe udhëzimet që kemi pranuar prej Ministrisë më tepër kërkohet që të posedojnë laptop dhe kompjuter. Ne kemi pas trajnim tre ditë, për tre ditë nuk kemi pas mundësi që ti njohim të gjitha aplikacionet që I përmban platforma – deklaroi Bunjamin Ahmedi, mësimdhënës i historisë.

Disa nga mësimdhënësit që tashmë kanë bërë testimet e para në këtë platformë bashkë me nxënësit ankohen se shumë prej fjalëkalimeve nuk janë funksionale. Siç thonë ata, në të shumtën e rasteve edhe vet Platforma nuk funksionon.

Jam shumë i sigurt se do të hasim në probleme jo vetëm në gjysmë vjetorin e parë por jam mëse i vetëdijshëm që deri në fund të vitit do të kemi problem të hatashme. Dua ta theksoj edhe këtë se Platforma vetvetiu ka një ngërç në vetvete, një periudhë kohore punon e një periudhë nuk punon. Ka probleme edhe Brenda fjalëkalimeve, disa funksionojnë e disa jo. Ka problem përbrenda në administrimin e këtyre fjalëkalimeve, po ashtu edhe me pasvordët -tha Burim Rexhepi, mësimdhënës I informatikës.

Mësimdhënësit thonë se me më shumë vështirësi do të përballen nxënësit e klasës së gjashtë të arsimit fillor dhe ato të viteve të para në shkollë të mesme për shkak të pamundësisë që me prani fizike të njihen mësuesit dhe kushtet e reja për mësim. Një ditë më parë, Ministria e Arsimit ka aktivizuar Platformën kombëtare për mësim nga distanca përmes faqes së internetit ëëë.schools.mk. Në të tashmë janë vendosur video udhëzime, doracak dhe përmbajtje të tjera. Nga dikasteri i Arsimit u bëjnë thirrje nxënësve dhe prindërve ta vizitojnë dhe të njoftohen më platformën ditëve në vijim.

Melihate Rustemi