Lajme

Nwabueze udhëheq Laçin, “thyen” i vetëm Kukësin

Një gol i Kyrian Nwabueze i ka mjaftuar Laçit

Një gol i Kyrian Nwabueze i ka mjaftuar Laçit për të “thyer” Kukësin. Kurbinasit mposhtën 1-0 nënkampionët e Superligës, duke marrë kështu fitoren e katërt radhazi.

Në stadiumin “Laçi”, u luajt një takim me mjaft raste, por episodi i vetëm që i dha 3 pikët vendasve u regjistrua në minutën e 64-të. Një 11 metërsh i fituar nga kurbinasit u shndërrua në gol nga Nwabueze, i cili ngjitet kështu në kuotën e 10 golave personal pas 12 javësh kampion.

Ndërkohë, ky realizim fut Kukësin në krizë, me verilindorët që qëndrojnë në vendin e 5-të me 18 pikë. Një pikë më shumë numëron Laçi, që tashmë e gjen veten në zonën Europiane, vendin e tretë.


Etiketa: , ,