Maqedoni

Numri i mërgimtarëve të regjistruar shkon në mbi 143 mijë

Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri

Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 143.755, transmeton Alsat. Nga ky institucion njoftojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6.600 mërgimtarë.

– Advertisment –

Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.

Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin që gjendet jashtë vendit.

Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk