Shëndetësi

“Nuk u shtri asnjë sekondë!”/ Kim Jong Un preket rëndë me COVID-19, Koreja e Veriut fajëson Jugun

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u prek

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u prek nga virusi Covid-19 dhe pati ethe të shumta gjatë betejës së vendit kundër COVID-19, ka zbuluar motra e tij.



“Udhëheqësi u sëmur rëndë nga ethet, por nuk mundi të shtrihej as për një sekondë duke menduar vetëm për përgjegjësinë e tij për njerëzit,” i tha ajo një turme brohoritëse në Phenian të mërkurën, sipas medias shtetërore.

Kim Yo Jong fajësoi Korenë e Jugut për përhapjen e COVID në Veri nëpërmjet fletëpalosjeve kundër Phenianit. Koreja e Veriut ka regjistruar afro 4.8 milionë raste me ethe që kur shpërthimi u zbulua për herë të parë në 12 maj, por duke raportuar vetëm 74 vdekje që nga fundi i korrikut.

Vetë Kim Jong Un shpalli një “fitore të shkëlqyer” mbi shpërthimin e COVID.

“Lufta e shumëvuajtur e karantinës më në fund ka përfunduar dhe sot, ne jemi në gjendje të shpallim solemnisht fitoren,” tha Kim Jong Un, sipas analizës nga vëzhguesit e Phenianit NK Neës.

“Numri i vdekjeve vetëm 74, në këtë periudhë është jashtëzakonisht i ulët dhe mund të konsiderohet si mrekullia më e madhe në komunitetin shëndetësor botëror”.

Udhëheqësi suprem i Veriut tha se ” asnjë vaksinë e vetme ” nuk u përdor në vend, pavarësisht se aleanca globale e vaksinave e mbështetur nga OBSH-ja, GAVI, raportoi më parë se Pheniani kishte përdorur disa injeksione të prodhuara nga Kina.

Raportet sugjeruan se Kim kishte refuzuar donacione të mëtejshme nga Pekini dhe Seuli.

Kujtojmë se Kim Jong Un mbylli kufijtë e Veriut në fillimin e pandemisë COVID në 2020-ën. Në ngjarjen e së mërkurës, ai pranoi se masat kishin prekur jetesën e familjeve, por këmbënguli se ekonomia e përgjithshme e vendit ishte e padëmtuar.