tjera

Nuk respektohet izolimi në Izrael, protesta të mëdha kundër Netanyahut

Qytetarët në Izrael kanë shpërfillur ligjin për kufizimin e lëvizjeve për të dalë në protestë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protestuesit janë mbledhur në grupe pranë shtëpive të tyre për të respektuar ligjin që e kufizon lëvizjen e qytetarëve deri në 1 kilometër pranë banesës së tyre.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Policia ka ndërhyrë në grupin e protestuesve duke kontrolluar dokumentet e identifikimit dhe për të verifikuar adresën e banesës së tyre.

Netanyahu është në shënjestër të protestuesve prej disa muajsh, të cilët kryesisht mblidhen jashtë rezidencës së tij zyrtare në Jerusalem duke kërkuar dorëheqjen e tij pas aludimeve të shumta për korrupsion dhe menaxhimin e pandemisë.

Më herët gjatë javës, parlamenti i Izraelit miratoi një ligj që lejon qeverinë të ndalojë protestat gjatë pandemisë.

Netanyahu u shpreh se kufizimet janë të nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Masat kufizuese

Pas vendosjes së kufizimeve të reja, organizatorët e protestave i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shprehin pakënaqësinë e tyre duke qëndruar jashtë shtëpisë.

Izraeli hyri në karantinë për herë të  dytë gjatë muajit të shkuar dhe tashmë po përballet më një numër të lartë rastesh të reja.

Qeveria është kritikuar shpesh për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Izraeli, me një popullsi prej 9 milionë banorësh, ka raportuar mbi 250 mijë raste dhe 1.600 viktima.