Showbiz

Nuk qenkan vetëm Labi dhe Afrimi – Edhe yjet botërorë kërkojnë lejimin e eventeve muzikore

Një nga diskutimet më të mëdha të momentin, për

Një nga diskutimet më të mëdha të momentin, për industrinë e muzikës, ka qenë anulimi i masave që parandalojnë eventet muzikore e dasmat, njofton Insajderi.

Por këtë hall nuk kanë vetëm artistët tanë, por edhe ata botërorë.

Liam Gallagher, Dua Lipa dhe Paul McCartney janë në mesin e 1.500 artistëve që kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar mbështetje për skenën e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar.

Ed Sheeran, Rolling Stones, Dua Lipa dhe Coldplay gjithashtu nënshkruan letrën drejtuar sekretarit të kulturës në Britani duke paralajmëruar ndikimin e Covid-19 në ambientet dhe muzikantët.

Në letër thuhet se industria e muzikës po përballet me “falimentime masive”, me koncerte dhe festivale që nuk ka gjasa të kthehen deri në vitin 2021, transmeton Klan Kosova.

Në letrën drejtuar Oliver Dowden kërkohet “afat i qartë, i kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distanca sociale, mbështetje financiare dhe përjashtim të TVSH-së në shitjet e biletave.

Eric Clapton, Beverley Knight, Little Mix dhe Skepta janë ndër yjet e tjerë që kanë shtuar emrat e tyre.

Kësaj kërkese së fundmi i është bashkuar edhe këngëtarja Rita Ora, me një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ndër tjerash shkruan, “Tani për tani, e ardhmja e qindra mijëra njerëzve që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e Britanisë për të mbrojtur arenat, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin live !!

Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me #LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen!!” /Insajderi.com