Lajme

Nuk ndalen aksidentet fatale, vdes 34-vjeçari në Gjirokastër

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot”, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri me iniciale J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.

Ndërsa mbrëmjen e së dieles në aksin Tiranë-Elbasan u përplasën 3 makina, ku për pasojë vdiq një 17 vjeçar.

Lexo edhe:

Tjeter aksident tragjik, ndërron jetë 17-vjeçari


Etiketa: , , , ,