Mustafa Nano ka reaguar publikisht ndaj anulimit që iu bë shfaqjes së tij “Nuk ka kurva në këtë botë” në teatrin “Migjeni”, Shkodër. I ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Nano u shpreh se vendimi i marrë nga drejtuesit e teatrit, që shfaqja të anulohej për shkak të reagimeve të njerëzve, ishte ofendues dhe i pavend ndaj tij. Megjithatë, shtoi se nuk ka ndërmend të stepet.
“Ajo që ndodhi është që do priten ca bileta dhe njerëzit që presin biletat, e dinën se ku do shkojnë, kë do kenë në skenë; do më kenë mua. Përgjithësisht mua më njohin, se kam 20 vjet që vij vërdallë, e dinë kush jam, e di se ku shkoj, e dinë se sa të madhe e kam pacipësinë, fjala vjen. Kështu që, do vijnë burra dhe gra që kanë namuzin tim, dmth që nuk kanë namuz fare”- u shpreh Mustafa Nano, duke shtuar: Shkodra, më prit, të shtunën në orën 6 në mbrëmje jam aty për të dhënë shfaqje.
Etiketa: Mustafa Nano