Sport

Nuk ka fitues në sfidën hapëse të javës së dytë, Laçi i merr një pikë Dinamos në “Elbasan Arena”

Dinamo nuk arrin të bëjë “bis” fitoresh në star

Dinamo nuk arrin të bëjë “bis” fitoresh në start pas rikthimit të Superiore. Pas fitores në javën e parë ndaj Kastriotit në Kamëz, Blutë e kryeqytetit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Laçit në javën e dytë, sfidë e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.



Pas një pjese të parë më shumë duke studiuar njëri-tjetrit, ekipet luajtën më të hapura në të dytën. Të besuarit e Bledi Shkëmbit shënuan të parët në minutën e 53-të pas një autogoli të Shehut. Ishin minuta të mira të Dinamos, që mund të kishte shënuar edhe golin e dytë.

Pastaj kurbinasit hidhen në sulm për të gjetur golin e barazimit. Dinamo mbrohet mirë, por i mungon shkathtësia në kundërsulm për të vrarë ndeshjen me një gol të dytë.

Dhe në minutën e fundit të takimit Laçi barazon shifrat. Roganoviç realizon supergol nga distanca pas një skeme mjaft të bukur. E djathta e malazezit ishte e pakapshme për portierin Harizajn. Mbyllet 1-1, Dinamo shkon në 4 pikë, ndërsa kurbinasit marrin pikën e parë.