Showbiz

Nuk harron sherrin e bujshëm, Kejvina “shpërthen” pas hyrjes së Einxhel Shkirës në Big Brother: Humbje kohe (FOTO)

Kejvina Kthella, modelja shumë bujshme dhe e su

Kejvina Kthella, modelja shumë bujshme dhe e suksesshme shqiptare ka bërë mbrëmjen e djeshme një reagim mbi, “Big Brother VIP” ku publiku shqiptarë po sheh skena dhe ngjarje nga më të ndryshmet që artistët nuk i shfaqin me daljet e shkurtra në ekran.



Ajo përmes një Instastory në rrjetet sociale u shpreh e irrituar nga situatat e krijuara nga banorët e kësaj shtëpie.

Nga ana e Kejvinës ky reagim nuk duket fare rastësor, pasi e bëri menjëherë pas hyrjes së Einxhel Shkirës, me këtë të fundit ka patur një konflikt madje edhe përleshje fizike e cila bëri bujë rreth dy vite më parë.

“Po këto te Big Brother Vip janë këtu për show apo për luftë”, shkroi Kejvina.

E penduar pse e pa spektaklin Kejvina shkroi:

“Zot te lutem me rikthe mbrapsht kto dy ore te jetes time qe i humba duke pare Big Brother Vip”.