Showbiz

“Nuk është ashtu siç duket”/ Vesa Luma bën lëmsh fansat me foton e fundit krah Big Bastës

Çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Bas

Çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta prej vitesh janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re.



Por ata janë mjaft aktivë dhe të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ku të cilat shpesh ndajnë foto dhe video të ndryshme nga jeta e tyre.

Së fundmi Vesa ka publikuar një foto nga pushimet me Big Bastën. Çifti shihen duke shijuar banjat e nxehta të Zelandës së Re. Në foto Vesa shihet e ulur, ndërsa partneri i saj duket gojëhapur.

Vëmendje ka marrë edhe mbishkrimi që Vesa i ka vënë fotos. Ajo iu jep ndjekësve disa alternativa për të kuptuar shprehjen e fytyrës së Big Bastës dhe pozicionin e vendndodhjes së tij.

“Nuk është ashtu siç duket… nuk e di pse kjo pozë kompromentuse po janë disa opsione që mund të kenë ndodhur…cila mendoni që është?:

-Ishte duke u mbytur në ujë

-Po këndonte “oo vendi im”

-Thotë do na lësh rehat

-Montazh

-Është ashtu siç ju duket”- shkruan këngëtarja krahas fotos.