Showbiz

“Nuk e çaj kokën”/ Konkurentja e “Përputhen +40” flet pas fotos topless

Konkurentja e “Përputhen +40” është përballur d

Konkurentja e “Përputhen +40” është përballur ditët e fundit me një incident të pakëndshëm. Një foto e saj ku shfaqej topless ka qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale. Luljeta ka folur për herë të parë rreth fotos, duke treguar edhe rrethanat në të cilat është shkrepur.



“Po shkoja në një eskursion në Shkodër. Në autobus ishin 17 gra, vetëm gra. U zhvesha kur po ndërrohesha gjatë rrugës, dikush më kishte bërë video. Kam bërë shumë eskursione dhe kjo gjë nuk më kishte ndodhur.”

Ajo tregon se pasi video u publikua në rrjete sociale, të afërmit e saj u ndjenë keq.“Njerëzve të mi nuk u vjen mirë, ndërsa unë nuk e çaj kokën, se kjo jam unë. Nuk e di kush ma bëri këtë gjë”.