Sport

“Nuk bëjmë luftë me qeverinë, e vendos fillimin e kampionatit brenda 5 minutave”, Duka: S’ndihem fajtor për Tiranën

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehu

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se kjo që po ndodh tani nuk është një luftë mes futbollit dhe qeverisë apo kryeministrit Rama, por një kërkesë për të përmirësuar sportin. I ftuar në emisionin “Java” në “Rtsh”, Duka është shprehur se ky është një bojkot i cili është zgjedhur nga vetë klubet, që duan plotësimin e kërkesave, teksa shton me tej se nuk ndihet fajtor për eliminimin e Tiranës.





“Kjo nuk është një luftë e futbollit ndaj qeverisë dhe Ramës, por një kërkesë për të përmirësuar futbollin. Kjo nuk është luks, por mbijetesë për sportin dhe po të shikosh në këto 30 vite janë zhvilluar gjëra spontane, por nga persona të veçantë.

Nuk kemi trokitur asnjëherë në derën e Qeverisë dhe nuk kërkohet luks, por një përgjegjësi që duhet ta bëjë çdo qeveri. Nuk mund të thotë asnjë anëtar i kabinetit nuk mund të thotë që futbolli ka 4 apo 5 probleme.

Futbolli ka bërë sakrificë në kohë pandemia dhe nuk kishte asnjë mbështetje nga Qeveria, por janë ironizuar dhe janë parë si njerëz që nuk kontribuojnë për taksat e këtij vendi. Së fundmi ato kërkesa që në kemi bërë nuk janë kërkesa të këtij viti, por janë kërkuar shumë vite më parë e këto janë detyra të Qeverisë që vetë i kanë premtuar. Betejat me komunikimin publik nuk fitohet, por ne nuk kemi hyrë për të fituar këtë betejë, por kërkojnë që këto kërkesa të bëhen për të mirën e të gjithëve. Ne kemi tentuar të flasim me Qeverinë dhe kjo ka ndodhur që 5 vite më parë. Vetë Kryeministri na ka kërkuar se çfarë ndryshimesh ligjore duhen. Nuk janë marrë parasysh kërkesat tona që i kemi bërë që në 2016, Kryeministri I premtoi këto ndryshime. Disa persona afër Ramës shprehen se disa gjëra kanë ndryshuar, por unë mendoj se nuk është bërë asgjë në sport.

Aktorët e futbollit duke parë refuzimet nga Qeveria vendosën që të shkonin deri në bojkot. Ata kërkuan që këto gjëra të zgjidhen pasi në të kundërt nuk mund të luhet futboll. Kryesorja është ligji i sponsorizimit sepse sot buxheti për sportin është 700 mijë euro. Nëse miratohet ky ligj nuk bëhet gjë e madhe pasi është e barabartë sa një kilometër rrugë në vit.

Bojkoti solli humbjen e Tiranës në Europë? Këto janë muhabete për interesa të personave në veçanti. Nëse do të kishim luajtur do të thonin që ishin të lodhur, por për mua Tirana bëri sukses. Unë nuk ndihem fajtor për eliminimin e Tiranës nga Europa Ligë.

Ky vendim nuk është marrë nga mua, por nga presidentët e klubeve që vendosën të bojkotonin kampionatin. Kjo nuk është shantazh ndaj Qeverisë.

Fillimi i kampionatit? E ftoj Kryeministrin ta ushtrojë kompetecën e tij dhe unë për 5 minuta bëjë që kampionatin të rifillojë sërish. Sipas meje Kreyministrit i ka lënë një shije të keqe bojkoti pasi tha luani se pastaj e zgjidhim. Tifozët duan futbollin në fushë dhe nuk u interesojnë se kush e ka fajin, qeveria apo FSHF-ja .

Dy skuadra të Kategorisë së Parë nuk kanë plotësuar licensimin e duhur dhe janë përjashtuar. Të dyja ekipet kanë apeluar dhe pritet përgjigja. Kategoria e Parë do të fillojë kur e ka vendosur komiteti ekzekutiv që i bie të luhet pas ndeshjeve të Kombëtares. Kampionati dhe Kupa do të luhet siç është parashikuar”, u shpreh Duka. / PanoramaSport