Sport

Norwich edhe matematikisht siguron pjesëmarrjen në Premier League

Norwich është skuadra e parë, e cila siguron ma

Norwich është skuadra e parë, e cila siguron matematikisht ngjitjen në Premier Ligë për sezonin e ardhshëm, njofton Insajderi.

Pas humbjes së Watfordit të vendit të dytë, Norwich që kryeson kampionatin në Championship me 90 pikë, katër javë në fundi dhe zyrtarisht do të luajë në Premier Ligë për sezonin tjetër.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Farke Daniel, ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, duke i mposhtur rivalët me radhë, për t’i shkëputur kështu në krye të renditjes.

Skuadrës së Norwichit i duhen vetëm 10 pikë për të kapur shifrën e 100 pikëve brenda një sezoni, diçka e arritshme, duke ditur se bashkë me ndeshjen e sotme kanë edhe katër ndeshje të tjera për të zhvilluar. /Insajderi.com