Maqedoni

Non-pejperi francez do të shqyrtohet në Qeveri

Qasja rinovuese në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian të cilën e kërkon Franca, në të cilin sundimi i drejtësisë dhe të drejtat bazike mbesin në plan të parë, ndërsa kyçe është vendosja e kthyeshmërisë së procesit negociues, për Qeverinë vlen për tu përshëndetur, sepse, siç thonë prej atje, është e mirëseardhur secila ide e cila do të kontribuojë për fillim më të shpejtë të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe e cila do t’i bëjë negociatat më efikase.

Franca e dërgoi non-pejperin deri te vendet anëtare, ndërsa nga Komisioni Evropian kërkon që metodologjinë e re ta publikojë deri në janar të vitit 2020. Dokumentin e mori edhe Qeveria, ndërsa tani vijon analizimi i tij i hollësishëm, me qëllim që institucionet tona ta japin kontributin e tyre në metodologjinë negociuese.

Përcjellje graduale, kushte më të rrepta, interes më konkret dhe kthyeshmëri janë katër kushtet në të cilat do të bazohej qasja e rinovushme në procesin e negociatave, sipas propozimit francez. Parisi kërkon që procesi gjithëpërfshirës i përcjelljes të jetë ” gradual dhe inkurajues”.

Si “shumë të ngadalshme” i vlerëson Franca në dokument transfomimet e thella politike, ekonomike dhe sociale të nevojshme për anëtarësim të ardhshëm në BE. Vlerëson edhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete për qytetarët e vendeve kandidate.

E riafirmoi edhe “mbështetjen e qartë” të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të konsolidohen, në bazë të sundimit të së drejtës dhe shoqërive të hapura pluraliste, të cilat merren me zhvillimin e tyre ekonomik dhe social”, bëhet e ditur në dokumentin francez.

Pasi që të hapen negociatat, procesi i integrimit më nuk do të bazohet në hapjen e kapitujve të mëdhenj tematik, por në disa faza të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe skemë të vendosur nga BE-ja, duke i marrë parasysh karakteristikat specifike të secilit kandidat, ku është e nevojshme, propozon Franca.

Loading…