Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy këngëtarë të njohur shqiptarë që preferohen shumë nga publiku. Për një kohë u përfol se ata ishin zënë pas bashkëpunimit që patën bashkë.
Dafina së fundmi ka lançuar bashkëpunimin e saj më të ri me titull ´´Ring Ring´´, që e ka sjellë me pjestarin e ´´OTR´´, Varrosin.
Ajo që nuk pritej, ishte deklarata që Noizy bëri për Dafinën, nga kjo u nënkuptua që ata e kishin lënë pas zënkën që kanë patur.
´´Dy prej artistëve të mi të preferuar´´ – ka shkruar Noizy, duke publikuar dhe këngën e re të Dafinës dhe Varrosit.