Kosovë

Njësia Speciale, aksion në Mitrovicë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ni

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore të mërkurën në mbrëmje.

Siç mëson Insajderi, cak i Njësisë Speciale të Policisë janë disa lokale lidhur me dyshimet për zhvillimin e prostitucionit.

Operacioni policor është ende nën zhvillim e sipër. /Insajderi.com