24 orë+ Lajme

Njeriu i AAK-së zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi i Kosovës, sot ka zgjedhur Naim Qelaj Avokat të Popullit, shkruan 24-ore.info.

Qelaj u zgjodh në këtë pozitë me 69 vota për.

Në zgjedhjen e tij, kishte 5 vota kundër ndërsa 3 abstenime.

Në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, Naim Qelaj ishte emëruar në pozitën e zv/ministrit të drejtësisë nga radhët e AAK-së.

Qelaj ka ushtruar profesionin e avokatit në Prizren, ndërsa është anëtar i AAK-së./24-ore.info