Lajme

Njëri prej të vdekurve sot nga COVID 19 është punonjës i QKMF-së në Prizren

Sipas njoftimeve për rastet e vdekjeve nga IKSHKP që ka bërë gjatë 24 orëve të fundit, në mesin e dy qytetarëve që kanë vdekur është edhe Bashkim Qollopeku, punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i komunës Visar Shehu, i cili  ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë  i infektuar me COVID-19.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Shehu ka thënë se Qollapeku ka qenë I shtrirë në spital me respiratorë, që fatkeqësisht edhe ka humbur jetën.