Opinione

Njëjtë si Erdogani edhe Netanyahu tash e dy dekada është në pushtet, e për të nuk flitet!

Nga Xhevdet Pozhari
Për Erdoganin është folur e shkruar gjerë e gjatë. Më së shumti është kritikuar për qëndrimin e gjatë në pushtet.
Për jetëgjatësinë e Netanyahut në pushtet, thuajse aspak nuk është shkruar nga mediat tona.
Në vitin 1996 Netanyahu u bë kryeministri me moshën më të re në Izrael. Në vitin 1999 bëri pauzë nga politika pasi pësoi humbje nga rivali i tij. Sidoqoftë, rikthehet në politikë pas pak vitesh. Merr përgjegjësinë e ministrit të financave dhe ministrit të punëve të jashtme. Ai përplaset me kryeministrin e atëhershëm Ariel Sharon dhe në vitin 2005 ia merr partinë ‘Likud’, rikthehet në krye të saj.
Në vitin 2009 bëhet kryeministër për herë të dytë falë koalicioneve, ndërsa shpallet fitues në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015. Në zgjedhjet e vitit 2019, Netanyahu bën marrëveshje me partinë e Benny Gantz që postin i kryeministrit të jetë rotativ.
Vlen të theksohet se në vitin 2016 Netanyahu është hetuar për korrupsion.
Pra, njëjtë si Erdogan edhe Netanyahu është tash e dy dekada në pushtet, pjesën më të madhe të kohës në pozitat më të larta.