Showbiz

Një vit pas ndarjes, modelja rikthehet me të fejuarin e saj

Pas katër vitesh lidhje me Robin Krasniqi, Heid

Pas katër vitesh lidhje me Robin Krasniqi, Heidi Lushtaku i dha fund lidhjes me të.  “Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë”

Mirëpo, duket se dashuria mes çiftit ka qenë më e fortë se gjithçka dhe ata e kanë gjetur sërish rrugën tek njëri-tjetri. Heidi dhe Robini janë sërish bashkë, siç kanë konfirmuar burime për “Prive”. Ata i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit, për të parë nëse do të funksionojë kësaj here.