Lajme

Një vit më parë, kur Basha denonconte “Rrumin” (VIDEO)

Një vit më parë kryedemokrati Lulzim Basha d

Një vit më parë kryedemokrati Lulzim Basha do të akuzonte nga Manza e Durrësit, Landi Muharremin i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi”, se ka bashkëpunuar me Vangjush Dakon në blerjen e votave.

Personazhi i kronikës së zezë, një ditë më parë mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, ku automjeti i prokurorit Arjan Ndoja, ku ndodhej edhe Muharremi, u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Në 28 tetor të një viti më parë, Basha e ka quajtur Landi Muharremin, i cili njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, ushtar të xhuxhit i cili ka bërë, sipas tij, kërdinë në zgjedhje.

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth?

Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut.

Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vota e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.” -deklaronte Basha asokohe, më 28 tetor 2018.

LEXO EDHE: 

Në makinën e prokurorit, kush është i tmerrshmi që dhunoi barbarisht biznesmenin libanez

Atentat me armë zjarri prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja

Momenti kur prokurori nxirret nga makina pas atentatit (VIDEO)

Tokat tek Gjiri i Lalzit, shkaku i atentatit?


Etiketa: , , ,