Kosovë

Një tjetër zyrtar policor humb betejën me COVID-19

Pesë viktima janë regjistruar me COVID-19 përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Në mesin e tyre bënë pjesë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Si pasojë e infektimit me virusin korona ka humbur jetën Ismet Osmani nga Kamenica. 

“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani. Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar. Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë! Prehu në paqe kolegu im Ismet!”, ka shkruar kolegu i tij, Florim Klaiqi.