Sport

Një tjetër talent shqiptar transferohet në Spanjë

Futbollisti i kombëtares shqiptare U-19 Henri Hysenagolli, i lindur dhe rritur i lindur në Shtetet e Bashkuara, është transferuar zyrtarisht në Segunda Division te skuadra e Leagnes, që sezonin e kaluar ishte pjesë e La Ligas.

Hysenagolli, i cili ka dalë nga akademia e New York Euro, është aktivizuar edhe me 23-vjeçarët e këtij ekipi në ligën e dytë amerikane.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilen, me drejtuesit që pasi nisën bisedimet ia dolën ta afrojnë lojtarin shqiptar në skuadrën e tyre.

Tashmë Hysenagolli shpreson të lërë shenjë në këtë aventurë të re dhe të ndihmojë Leganes me paraqitjet e tija të rikthehet sa më shpejt në La Liga.