Kosovë

Një person gjendet pa shenja jete në fshatin Mramor

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Mramor të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:10.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas policisë rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, tha për Klan Kosovën se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Hoxha theksoi se vdekja është konfirmuar nga ekipet shëndetësore.

“Rreth orës 18:10 Policia në Prishtinë ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”.