Kronika e Zezë

Një person e ka humbur jetën ndërsa një është lënduar rëndë në aksidente trafiku në Shkup

Një shofer traktori e ka humbur jetën, një

Një shofer traktori e ka humbur jetën, një shofer motoçiklete është lënduar rëndë, ndërsa nëntë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë prej gjithsej 14 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, janë përjashtuar shtatë shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe, katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 10 para se të pajisen me patentë shoferi, një shofer fillestarë dhe 10 automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të drejtë janë gjobitur 57 shoferë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 65 automjete.

Janë evidentuar edhe 11 këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar, dy shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, katër shoferë për reshtim jo të drejt, një për mosshfrytëzimin e kaskës mbrojtëse në motor, motoçikletë dhe motocikël, 17 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve motorike dhe 16 shoferë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjeteve motorike.