Kronika e Zezë

Një objekt hotilerik në rajonin e Tetovës ka punuar jashtë orarit të lejuar, 17 të arrestuar

Në fshatin Çellopek të Epërm Inspektorati Shte

Në fshatin Çellopek të Epërm Inspektorati Shtetëror i Tregut ka intervenuar mbrëmjen e djeshme duke mbyllur një objekt hotilerik.

Pas informacioneve të siguruara, policë nga Reparti i Zherovjanë kanë kryer kontroll në një objekt hotilerik në fshatin Çellopeki i Epërm, në pronësi të D.R (31) nga fshati Çellopeki i Epërm. Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti punon dhe brenda janë gjetur 17 persona mysafir të pronarit. Pas dokumentimit të rastit kundër pronarit do të ngritet kallëzim penal në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal, gjegjësisht ‘mos veprim sipas protokolleve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /SHENJA/