tjera

Një nënë në Gjakovë pretendon se s’mundi ta regjistrojë djalin në çerdhe shkaku i ngjyrës së lëkurës

Një nënë me vendbanim në Gjakovë nuk ka mundur që ta regjistrojë djalin e saj në një çerdhe private.

Kjo, sipas saj, është bërë për shkak të ngjyrës së tyre.

Ajo ka treguar se në rrjetin social facebook pronarja e çerdhes i ka thënë se ka vende të lira, por sipas M.Xh, ngjyra e lëkurës është bërë shkak që djalin e saj të mos e pranojnë në këtë kopsht, raporton KOHA.

Ajo është me prejardhje nga Shqipëria dhe për një kohë kishte jetuar në Gjermani.

Thotë se në Kosovë është duke u diskriminuar vazhdimisht.

Por pronarja e çerdhes i ka mohuar këto pretendime, duke thënë që fillimisht ka pasur vende të lira, por janë rikthyer fëmijët që kanë qenë para pandemisë.

“Në asnjë mënyrë nuk qëndron çfarë ka thënë ajo grua, ne nuk kemi vende të lira pasi janë kthyer fëmijët që kanë qenë këtu. Në këtë çerdhe unë pos që kam pasur edhe fëmijë të komuniteteve të tjera, kam pasur edhe edukatore nga komuniteti rom”, ka thënë pronarja e kopshtit.

Përderisa nga Instituti EdGuard kanë thënë se gjëra të tilla të diskriminimit në baza racore ndodhin shumë shpesh.

Qehaja ka shtuar se këto raste duhet të përcillen nga organet kompetente, në mënyrë që të gjithë të ndihen pjesë e shoqërisë dhe të jetojnë të barabartë.