Sport

Një lojtar i Real Madridit del pozitiv me COVID-19

Një lojtar nga ekipi i parë i Real Madridit ka dalë pozitiv për COVID-19 përpara ndeshjes me Interin në Ligën e Kampionëve.

Nga testet e kryera së fundmi, rezultoi se njëri prej futbollistëve madrilenë është prekur nga COVID-19.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e famshme spanjolle “Marca”, e cila nuk e ka zbuluar emrin e futbollistit.

Sipas rregullave nëse në testin e dytë, lojtari rezulton sërish me koronavirus, atëherë ai nuk luan në takimin ndaj Interit.

Protokolli i UEFA-s thotë se ky lojtar nuk do të jetë në gjendje të hyjë në stadium nëse nuk testohet negativisht në një provë të dytë që Madridi duhet t’i japë UEFA-s gjashtë orë para fillimit.